Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Rama: Më bënë Esad Pashë, më ka lodhur refuzimi për ‘Minishengenin’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një shënimi të gjatë lidhur me marrëveshjen për “normalizim të marrëdhënieve” ekonomike Kosovë-Serbi, firmosur në shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e Donald Trump.

Kreu i qeverisë thotë se nuk është gabim të komunikush me armikun, ndërsa sulmon ata që penguan dialogun.

“SHËNIM PËR NJË KEQKUPTIM TË MADH. Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!Çdo komunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që e kanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm me të cilin ende s’ke mbyllur hesapet e paqes, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT