Marrëveshja me Serbinë/ I dërguari i SHBA në Kosovë flet për çekun e madh: Trump më tha…

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.
Ai tha se SHBA do të ndjekë zbatimin e marrëveshjes së arritur mes palëve, ndërsa foli edhe për një “çek të madh”.
Grenell u shpreh se SHBA do t’i japë Kosovës një shumë të konsiderueshme parash, pas marrëveshjes së arritur.
“Përshëndetje nga presidenti Trump, jam i shoqëruar nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai ka sjell një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë me përpikëmëri zotimet. Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, tha ai.
“Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamzizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.
“Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë diçka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shty përpara proceset“, përfundoi ai.