Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Pikat në dokument: Vendet duhet t’i bashkohen mini-Shengenit. Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjeve për Kosovën

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova u pajtuan që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë një kthesë të madhe pas më shumë se një dekade që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
Ai tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit në zyrën ovale se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar të vendosin marrëdhënieve diplomatike, ndërsa Serbia është zotuar ta lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja me Serbinë është një hap i madh që duhet të çojë në njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ka ende shumë dallime ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por ky është një hap i madh përpara.
Ndërkohë në marrëveshje thuhet se të dyja vendet duhet t’i bashkohen mini-Shengenit, ndërsa po ashtu thuhet se Kosova duket të bierë dakord të implementojë një moratorium një vjeçar për të kërkuar anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.Serbia do të bierë dakord për një moratorium një vjeçar ku të tërhiqet nga procesi i mosnjohjes së Kosovës dhe gjithashtu të ndalojë këtë fushatë ç’njohje dhe me shtetet e tjera, duke u kërkuar atyre tërheqjen e njohjes për Kosovën.
Disa nga pikat e marrëveshjes:
Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.
Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.
Për më tepër, të dy palët do të angazhohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik.
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Belgrade) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A’së dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të operacionalizuar sa vijon:
Autostrade e Paqes
Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Prishtinës dhe Merdares
Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Nishit dhe Prishtinës
Të sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)
Për më tepër, projektet bilaterale
Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.
Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Facilitetin e Pikës së Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.