Marrëveshja në Uashington/ A iu kërkua Serbisë njohja e Kosovës? Thaçi: Po, por u hoq sepse…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar se në takimin në Uashington, në marrëveshjen e paraqitur, një ndër pikat ishte edhe njohja e Kosovës nga Serbia.

I ftuar në emisionin “Open”, në “TopChannel”, Thaçi nuk komentoi gjatë rreth kësaj, por tha se ajo pikë u hoq sepse Serbia nuk e ka pranuar, duke shtuar se mbetet për të punuar që kjo të ndodhë

Pjesë nga intervista:

Ju vetë, do ta nënshkruanit atë marrëveshje?

Formalizimi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë është produkt i një procesi prej dy vitesh. Kam diskutuar personalisht me Presidentin Trump. Disa prej gjërave kanë qenë edhe publike.

Në atë draft ishte pika për njohjen e Kosovës?

Po

Pse është hequr, a ka vlerë marrëveshja pa këtë pikë?

Duhet ta shikojmë në rrafshin strategjik. Mendoj se Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në konsolidimin e brendshëm dhe njohja e Izraelit është shumë e rëndësishme. Ka qenë një proces i gjatë

Pse jo pika 10?

Sepse Serbia nuk e ka pranuar, mbete për të punuar që kjo të ndodhë. Në reagimet se ka fituar Amerika, dua të them se aty ku ka fituar Amerika, ka fituar edhe Kosova.

Nëse do kishit qenë në Shtëpinë e Bardhë, do e kishit pranuar heqjen e  pikës 10

Është nj çështje e diskutueshme, por mbete për të punuar edhe më tepër, më shqetësuese ka qenë që kjo marrëveshje duhej të ishte mbyllur para dy vitesh. Kanë ndodhur paragjykime, akuza, se në Shtëpinë e Bardhë do nxirren thika mbi hartën e Kosovës, do ketë ndarje. Është koha për të kërkuar falje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT