Maskarenjtë që falën detin kanë veshur kostume patrioti!
SHQUPI dhe shqupistët,
po bëjnë kijametin,
akuzojnë Edvinin,
se ka shitur detin!
Më shumë nga të gjithë,
hov të madh kanë marrë,
ata që gatuan,
Marrëveshjen e Parë!
E shpalli Gjykata,
marrëveshjen detare,
anti kushtetuese,
anti kombëtare!
Xha Sali shpellari,
dhe Lulash idioti,
tani paskan veshur,
kostum patrioti!
Si streha e fundit,
e gjithë maskarenjve,
duke u dhënë krahë,
gjithë budallenjve!
Mostrat që firmosën,
që pilaf na mbenë,
duhet më së paku,
të mbyllin halenë!
Edhe më gomari,
kaq gjë e kupton,
s’e fal dot një gjë,
që nuk egziston!
Po i them Saliut,
zoti Maskara,
se dymbëdhjetë milje,
Rama nuk i ka!
E thamë pak më lart,
pa bërë lodra fjalësh,
një gjë që s’e ke,
nuk ke si ta falësh!
Marrëveshje të re,
Greqia s’kërkon,
po kërkon të parën,
që më s’egziston!
Veç ajo marrëveshje,
u intereson,
se aty kanë marrë,
pjesë nga deti jonë!
Po mbas Kushtetuses,
të gjithë e dinë mirë,
se çdo lloj marrëveshje,
është shumë e vështirë!
Éshtë e sigurtë,
që për dhjetëra vjet,
Marrëveshje për Detin,
me grekun s’do ketë!
Ata që të parën,
kanë nënshkruar,
në shtyllën e turpit,
duhen kryqëzuar!
Këta të Gërdecit,
që na shitën detin,
që vranë në Janar,
duan prapë pushtetin!
Këta janë mallkimi,
i gjithë historisë,
që i vunë tritolin,
gjithë Shqipërisë!
S’është fare çudi,
të marrin shumë pjesë,
sepse neve jemi,
popull pa kujtesë!
Shqipërinë më keq,
do ta marri lumi,
nëse në pushtet,
na rikthehet llumi!
Dhe ç’është e vërteta,
në hall jemi ne,
se s’ka si të dali,
sot një forcë e re!
Ndryshimin e duam,
pa dyshim të tërë,
se edhe Rilindja,
baltë e ka bërë!
A.DUKA