Me foton e hershme mes Azem Hajdarit dhe Berishës, Topalli jep mesazhin e koduar drejtuar opozitës

Ditën e sotme bëhen 22 vite nga vrasja e liderit të Lëvizjes Studentore dhe heroit të demokracisë, Azem Hajdarit.

Reagimet kanë qenë të shumta, ku nuk kishte se si mes tyre të mungonte dhe ai i vajzës së tij, deputetes Rudina Hajdari.

LEXO EDHE: 22 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari: Më ka marrë malli, do eci në hapat e tu të lirisë

Së fundmi, ka reaguar edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të hershme, ku shfaqet mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kur kishte opozite!”, shkruan Topalli krahas fotos, duke lënë të kuptohet kështu edhe një mesazh për opozitën aktuale.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Topalli ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë ajo do të drejtohet nga Lulzim Basha. l.k/abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT