“Më operuan padrejtësisht”, flet gruaja e emigrantit shqiptar që terrorizoi spitalin në Greqi, ja çfarë i kishte thënë viktima

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje mbarë Greqinë, ku një 59-vjeçari sulmoi me thikë në spital infermieren, dhe më pas u hodh nga dritarja e gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në spitalin e Attikos. Mediat greke kanë pasur sërish në fokus ngjarjen e djeshme, ndërsa kanë siguruar dëshminë e gruas së shqiptarit.

Bashkëshortja e viktimës, deklaroi për Protothema se i shoqi nuk kishte çrregullime mendore, ndërsa më herët ishte diagnostikuar me kancer.

Ajo pohoi se gjatë bisedes më bashkëshortin, ai i kishte pohuar se ishte operuar padrejtësisht në mushkri, ku i kishin hequr një masë tumorale.

59-vjeçari goditi disa herë me thikë në trup infermieren 32-vjeçare greke, ndërsa kërcënoi edhe tre pacientët e tjerë që ndodheshin në dhomë, të cilët u zgjuan të terrorizuar nga ulërimat e gruas.

Fatmirësisht, infermierja është jashtë rrezikut për jetën, por ka shumë plagë në të gjithë trupin.

Shqiptari ishte diagnostikuar me kancer në marsin e vitit të kaluar dhe ishte shtruar në spital që prej 19 gushtit, ndërsa thuhej se do të qëndronte dhe pak ditë aty.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT