Meta i përgjigjet Ramës për Vjosën: Arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dhënë sot një mesazh nga lumi Vjosa. Kreu i shtetit shprehet se “e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë”.
Teksa i kundërpërgjigjet kryeministrit Edi Rama, Meta thekson se Vjosa është një trashëgimi natyrore ndërkombëtare dhe me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjithashtu presidenti shton se Vjosa ka potencial të madh turistik që sipas tij, arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.
Mesazhi i presidentit Meta në “Facebook”:
Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! ??