Meta i shqetësuar për ikjen e të rinjve nga vendi, kërkon reflektim: Demokracia s’mund të sajohet, ndryshe…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën sotme ka reaguar për ikjen e të rinjve nga vendi.

Në një postim në Facebook ai ka shpërndarë një analizë të profesorit të njohur Bajram Hysa për demokracinë, duke dhënë edhe një mesazh të fortë.

Analizën, Meta e ka cilësuar si një refkejtim, ndërsa e Prof.Dr.Bajram Hysa thotë se pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë.

Postimi i Metes:

Një analizë e shkëlqyer e Prof.Dr.Bajram Hysa, që na fton për reflektim të gjithëve:

“Demokracia nuk mund të sajohet. Demokracia kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet. 

Pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë.

Kjo është një detyrë urgjente. Vetëm kështu ata do të luajnë plotësisht rolin e tyre si qytetarë.

Vetëm kështu ata do t’i gëzohen lirisë dhe dinjitetit. Por që të realizohet kjo, duhet të funksionojë edukimi.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT