Meta përkujton viktimat e sulmeve terroriste në SHBA: Jemi në krah të popullit amerikan

Përmes një postimi në profilin e “Facebook”-ut, presidenti i vendit Ilir Meta ka përkujtuar këtë të premte viktimat terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të 11 shtatorit 2001.

Kreu i shtetit shqiptar shprehet se është në krah të popullit amerikan dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj krah SHBA në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!

Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, shkruan Meta në “Facebook”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT