Ministria jep detaje për situatën në spitalet COVID, thirrje të rinjve: Bashkëpunimi juaj vendimtar!

116 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit në vend, ndërsa pesë persona humbën jetën.

Ndërkohë mbetet i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitale COVID.

Bëhet me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë i bën një thirrje të rinjve që të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.

“Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij”, është apeli i ministrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT