“Miss Arbëresha 2020”/ Ja kush është mbretëresha e bukurisë arbëreshe

Francesca Ferrara, 23-vjeçarja nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), ka fituar kurorën e mbretëreshës së bukurisë arbëreshe, ndërsa u shpall “Miss Arbëresha 2020”.

“Miss Arbëresha 2020”/ Ja kush është mbretëresha

Në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në Pesë”, bukuroshja brune foli shqip, ndërsa tha se ishte shumë e lumtur për titullin e fituar. Ajo tregoi se i pëlqen shumë Shqipëria dhe se do të mësojë dhe ta shkruaj e ta lexojë gjuhën shqipe.

“Miss Arbëresha 2020”/ Ja kush është mbretëresha

“Jam shumë e lumtur, jam gëzuar që mora këtë kurorë. Nuk kam qenë në Shqipëri, por dua të vij, të mësoj më mirë shqipen, të arrij dhe ta shkruaj dhe ta lexoj. Më pëlqen shumë edhe të vishem me veshjen arbëreshe. Vajzat arbëreshe janë të gjitha të bukura”, tha ajo.

“Miss Arbëresha 2020”/ Ja kush është mbretëresha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT