“Mjaft e degraduat Kuvendin kështu”/ Shpërthen Meta: Hapini listat për qytetarët!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me draftin e propozuar nga PS-ja për hapjen e listave.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta theksoi se Kuvendi nuk duhet të delegohet kështu, ndërsa shtoi se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka pasur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT