Moti i keq/ Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Shmangni të gjitha lëvizjet me makinë, paralajmërime për…

Moti i keq me shira të rrëmbyer e erë të fortë ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh.

Meteorologët kanë paralajmëruar për përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndërsa bashkia e Vlorës i ka bërë një apel qytetarëve të saj.

Me një shënim në facebook, bashkia i kërkon qytetarëve të shmangin të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

“Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT