Murrizi reagon pas vendimit të Hajdarit: I ka shërbyer gjithmonë “Nismës Thurje”, janë produkt i LSI

Deputeti Myslim Murrizi thotë se ka nisur punën për mbledhjen e firmave për të regjistruar në Gjykatë partinë e tij, Lëvizja Demokratike Shqiptare, ndërsa shton se kandidatët e saj do jenë themelues të PD.

“Ka filluar procedura e mbledhjes së firmave, ne kemi të drejtë dhe ta regjistrojmë pa firma por nuk do të lëmë hapësirë për sigmatizim. Do të depozitojmë 3 ose 4 mijë firma në Gjykatë për të regjistruar subjektin politik Lëvizja Demokratike Shqiptare. Besoj se do të ketë disa deputetë të sotëm në përbërje të saj dhe në kandidimin e 2021 do të ketë individë dhe qytetarë të pa përfolur në korrupsion, njerëz me kontribute të qendrës së djathtë, themelues të PD.

Unë dhe grupi nismëtar nuk vijmë në politikë nga ish-partia e punës as nga strukturat e sigurimit të shtetit. I theksoj këto kritere se do jenë frenuese për të gjithë ata që do duan ti bashkohen kësaj force politike. Kënaqem shumë që nga 134 subjekte politike se po bëhen 137 asnjë të keqe s’ka por shpresoj që në kod zgjedhor të sanksionojmë që partitë politike që nuk marrin numrin e votave që depozitojnë firmat nuk duhet të ekzistojnë me ligj”, u shpreh Murrizi.

Ndër të tjera, Murrizi ka thënë se Nisma Thurje, lëvizja që do të kthehet shumë shpejt në parti ku do të marrë pjesë dhe Rudina Hajdari është produkt i LSI-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT