Mustafa e cilëson Kurtin frikacak: Kam parë mungesë të guximit, e dinte se në Uashington nuk do të flitet për ndarje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i sigurt se ka qenë i bindur se në Uashington nuk do të diskutohej për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, se kryetari i LVV, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu e kanë ditur që në Shtëpinë e Bardhë s’do të flitej për ndarje.
“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje. Kam parë mungesë të vendosmërisë, të guximit, që të sfidohet me atë çështje,” është shprehur Mustafaj.