Mustafa Nano tregon gabimet e Ramës në qeveri: Çfarë duhet të bëjë për një mandat të tretë

Analisti Mustafa Nano ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ku foli për ndryshimet në qeverinë “Rama”

Nano nënvizoi disa nga gabimet e Ramës për qeverinë dhe tha se duhet të rishpikë vetëveten me një qeveri të re për të vazhduar me një mandat të tretë.

Ndërsa për takimin e fundit që bëri me ministren Shahini për zyrtarizimin e largimit të saj, Nano u shpreh se ishte një kafe e hidhur e pirë për efekt kamerash.

“M’u duk një kafe e hidhur për hir të kamerave. Besoj se e ka kërkuar Rama të bëhet ajo lloj ndarje, jo vetëm për vete por dhe për atë. Shahini dështoi si ministre, por dhe ishte tërë kohën në presion.

Në termat e performancës së qeverive Rama nuk e di a ka qenë më e dobëta, por në terma imazhi ka qenë më e dobëta. Rama do duhet të rishpikte vetveten tani në këto momente.

Tani në vitin e 8, nuk shoh që votat që do i ikin PS, do shkojnë për PD. Rama duhet të shpikë vetveten, të mendojë marifete, për t’i dhënë një hov të ri qeverisë, me figura të rëndësishme. Do bëja një qeveri politiko-teknike por me pesha të rënda,” tha Mustafa Nano.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT