“Na mashtruan sërish”! Naftëtarët e Ballshit: Nuk i morëm lekët, të hënën zaptojmë rafinerinë

Të zhgënjyer nga fakti që sërish nuk u mbajt premtimi, naftëtarët e Ballshit mesditën e sotme janë mbledhur përpara rafinerisë. Naftëtarëve iu premtua se javën që po mbyllet do të merrnin një nga pagat e prapambetura, por deri sot në llogaritë e tyre nuk ka kaluar asnjë qindarkë dhe nuk morën asnjë shpjegim.

Ata u shprehën se në fillim të javës që vjen do të rinisin protestat, pasi administratorët nuk e mbajtën fjalën.

Kreu i Sindikatës Sokol Dauti dhe naftëtarët u shpreh se protesta do të përshkallëzohet deri në mësymje dhe zaptim të uzinës.

“Zonja ministre. Të hënën nuk do të futet askush në uzinë. Këtu nuk ka as lekë dhe as punë. Le të vijë ministrja dhe të zgjidhë situatën. Përfaqësuesit e dërguar nga ministria nuk janë serioz. Të hënën, përfaqësuesit e ALLUm nuk do të hyjnë në Uzinë. Nuk pranojmë tallje pa fund”, tha Dautaj.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Ata kanë filluar firmosjen e kontratave individuale, por sipas tyre ka një problem, pasi administrata nuk u ka dhënë një kopje. Kjo ka bërë që naftëtarët t’i druhen faktit se rafineria mund t’i marrë me kushtet e tyre dhe jo me ato që kanë qenë deri tani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT