Ndërron jetë mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë Sabit Brokaj

Mjeku i njohur kardiolog prof.dr Sabit Brokaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78 vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991. Në vitin 1991 u bë edhe Ministër i Shëndetësisë kurse Ministër i Mbrojtjes u emërua gjatë viteve 1997-1999.

Së fundmi ai u prononcua në medie lidhur me Covid, ku në një prej deklaratave të tij u shpreh se rritja e temperaturave shkurton jetën e koronavirusit.

“Flitet në mënyrë pozitive për testimin. Është mirë për më shumë informacion, por në përfundim trajtimi i sëmundjes fillon me izolimin. Moshat e reja janë më të mbrojtura. Kjo është statistikisht e dukshme në çdo vend. Rritja e temperaturave pret jetëgjatësinë e virusit. Unë mendoj se viroza me kohën do të shuhet”, ka thënë Brokaj, në prill.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT