Nesër fillon vaksinimi për gripin, Manastirliu: Ja kush do ta marrin të parët

+üpoiuzted  vceesw3aAaAMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se nesër fillon vaksinimi për gripin. E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se fillimisht, vaksinën e gripit do ta marrin personelet shëndetësore.

Më pas do të jenë grupet e riskut, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë që do të vaksinohen, ndërsa Ministrja shtoi se prioritet do të kenë edhe mësuesit e fëmijët 2 deri në 5-vjeç.

“Nesër fillon vaksinimi për gripin për personelin shëndetësorë. Vijnë me faza, fillimisht me stafet mjekësore, grupet e riskut, moshat e treta, të sëmurët kronikë, mësuesit kanë prioritet dhe fëmijët 2 deri në 5 vjeç. Ne do ta fillojmë nga nesër.

Ne i kemi porositur vaksinat që në muajin prill e kemi vijuar me shtesat në qershor. Është një sfidë dhe bërja e vaksinës së gripit. Do jenë mjekët e familjes, që sipas këtij kalendari, do të njoftojnë qytetarët për vaksinën”, tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT