Nxehen gjakrat/ Vuçiç reagon ndaj zyrtares ruse: Primitive, flet për veten e saj

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova publikoi një mesazh turpërues, duke vënë në lojë uljen e dy liderëve në karrige përballë presidentit Donald Trump.
“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më besoni”, ka shkruar Zakharova në Facebook.
Ajo e shoqëroi postimin me një foto të filmit “Basic Instict” të luajtuar nga aktorja Sharon Stone, si dhe përkrah kishte foton tjetër ku presidenti serb shfaqej i ulur në karrige i vetëm përballë presidentin Trump.
Lidhur me mesazhin e saj reagoi presidenti serb Vuçiç. Ai tha se me këtë që bëri, Vuçiç ka thënë se, me Zakharova ka treguar primitivizëm dhe se ai nuk do të merret me ta.
“Ka njerëz që thjesht urrejnë dhe po kërkojnë një mënyrë për t’ju thënë diçka. Ata gjithmonë flasin më së shumti për veten e tyre. Maria Zaharova gjithashtu flet më shumë për veten e saj. Primitivizmi dhe injoranca që ajo e ka treguar, flet për të dhe për ata që e kanë caktuar në atë detyrë”, u shpreh presidenti serb.