Nxënësit rikthehen nesër në banka, Manastirlu: Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve

Nxënësit do të ulen nesër në bankat e shkollës, ndërsa nuk është e pakët frika dhe shqetësimi për kthimin e shkollave në vatra infeksioni të COVID.
Me një shënim në faceboo, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e konsideron ditën e nesërme “të veçantë”jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se “do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje”.
Minsitrja bën apel për respektimin e masave anti-covid, ndërsa thotë se secili mund të japë një dorë për “shkolla të sigurta”.
Postimi i plotë:
Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19
Secili mund të japë një dorë për #ShkollatëSigurta!
? Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë