Operacioni ‘Los Blancos’/ Prokurori italian i antimafias: Kriminelët shqiptarë aftësi të jashtëzakonshme, vendosën…

“Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të jashtëzakonshme pasi po bashkëpunojnë tani edhe me trafikantë të drogës në Amerikën Latine”.
Ky ishte reagimi i prokurorit italian të antimafias, Federico Cafiero de Raho, në fund të operacionit ‘Los Blancos’ ku dhjetëra u arrestuan dhe miliona euro dhe kokainë u kapën nga prokuroria e Firenze-sdhe qytete të tjera të Italisë dhe Evropës.
“Ky është një operacion ndërkombëtar dhe shumë i rëndësishëm që dëshmoi rolin e trafikantëve shqiptarë. Ky operacion tregoi kapacitetin e organizatave kriminale shqiptare që kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut. Organizatat kriminale shqiptare punojnë në një mënyrë të pabesueshme në shumë vende të tjera të BE-së që kontrollojnë trafikun e kokainës në BE, veçanërisht në Antwerp dhe Roterdam, tha Cafiero de Raho.
Sipas tij, roli i organizatave shqiptare u demonstrua nga zbulimi i markës së tyre (Bello) të vendosur në paketat e tyre të kokainës.
“Kjo garanton cilësinë e produktit të tyre dhe është mbresëlënëse”, shtoi ai.