Partia shqiptare detyron Frontin Demokratik në Malin e Zi të tërhiqet: Nuk do të dalim nga NATO

Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, të fituara nga tre parti opozitare, liderët e tyre vazhdojnë t’i bëjnë thirrje mbështetësve të kremtojnë fitoren paqësisht, ndërsa theksuan hapur se vendi nuk do të dalë nga NATO e do të vazhdojë reformat drejt BE-së.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit që tregoi se Fronti Demokratik, ishte vetëm pak pikë pas DPS-ë së Milo Gjukanovicit, u shfaqën shqetësime se shumica e anëtarëve të koalicionit opozitar i kundërviheshin anëtarësisë së vendit në NATO, që ndodhi në 2017-tën.

Por për të arritur shumicën qeverisëse, FD-se, i cili është kundër të qenit pjesë e aleancës, i duhet mbështetja e partisë shqiptare Ura të Dritan Abazovicit, që është pro-BE dhe pro-perëndimore.

Presioni i shqiptarit tij duket ka ndikuar në arritjen e një marrëveshjeje mbi parimet e qeverisë së ardhshme që përfshijnë dhe detyrimet ndërkombëtare.

“Ju e kuptoni se si parti, ne jemi kundër anëtarësimit në NATO, por realiteti gjeopolitik dhe politik është I tillë që duke iu bashkuar aleancës me ujdi tashmë të nënshkruara, nuk ka mundësi largimi dhe ne e respektojmë këtë fakt”, deklaroi një prej krerëve të frontit demokratik, Milan Knezevic.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT