Pas Erdoganit, Rama takon presidentin e Azerbajxhanit dhe jep lajmin e rëndësishëm: Ja çfarë biseduam për Rafinerinë e arit të zi në Ballshi

Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev.

Përmes një statusi në Facebook, Rama thekson se ka diskutuar me Kreun e këtij Shteti edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, prej ku ka marrë angazhimin e Presidentit Aljev për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit??

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)“, shkruan kryeministri Edi Rama.

Pas Erdoganit, Rama takon presidentin e Azerbajxhanit: Ja çfarë Pas Erdoganit, Rama takon presidentin e Azerbajxhanit: Ja çfarë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT