Pas Greqisë, Rama udhëton drejt Gjermanisë, takim me Angela Merkel
Kryeministri Edi Rama prite të fluturojë të premten drejt Gjermanisë, ku do të jetë pjesë e panelit në Konferencën e Sigurisë në Berlin.
Sipas “Top Channel”, Rama do të zhvillojë një takim edhe me Kancelaren Angela Merkel.
Kjo vizitë e Ramës në Gjermani dhe takimi me Kancelaren Merkel, vjen pas vizitës në Athinë, ku u diskutua rreth çështjes së kufirit detar me Shqipërinë si dhe konfliktin e Greqisë me Turqinë për Mesdheun.