Pas rasteve në gjimnazin në Tepelenë, pesë mësues në Elbasan rezultojnë pozitivë me COVID
Pesë mësues në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Mësohet se mësuesit nuk e kanë nisur sot mësimin. Ndërkohë, të infektuar me COVID u konfirmua edhe nj mësuese dhe sekretarja e gjimnazit “Abaz Shehu” në Tepelenë.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, 10 mësues në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë, rezultuan pozitivë me koronavirus.
Nxënësit në të gjithë vendin u rikthyen sot në banka, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka apeluar me forcë për respektimin e masave anti-COVID.