Pastron detin e Sarandës me një grup të rinjsh, Yuri Kim e prerë: Qeveria të jetë transparente dhe të tregojë çfarë është duke bërë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme Sarandën dhe së bashku me një grup të rinjsh të shoqërisë civile i është bashkuar pastrimit të detit.

E pyetur nga gazetarët se nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë, Yuri Kim u shpreh se gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e veta.

Sipas ambasadores është e drejtë që qytetarët të kërkojnë llogari ndaj personave që zgjedhin vetë.

“Mendoj se gjithsecili ka një rol për të luajtur dhe të gjithë kanë një përgjegjësi dhe ata e dinë se cila është përgjegjësia e tyre. Është e rëndësishme që qeveria të jetë transparente dhe të tregojë çfarë është duke bërë”, është përgjigjur në mënyrë të prerë Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT