PD publikon videon dhe denoncon: Në Dibër e Mat, nxënësit shesin misra për të shkuar në shkollë

Nxënësit do të rikthehen nesër në bankat e shkollës, ndërsa ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, thotë se përtej “propagandës së qeverisë”, ka dhe një realitet tjetër.

Me një shënim në facebbok, ku ka postuar edhe një video, ajo shkruan se në Dibër e Mat, fëmijët shesin misra, apo çajra, për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

“Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës”, shkruan ish-deputetja mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.

Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT