Plasin arrestimet, Eulex arreston të tretin, e kapim duke shkuar në televizion

Pjesëtarë të EULEX-it e kanë arrestuar edhe nënkryetarin e OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Haradinaj është arrestuar teksa po shkonte për intervistë në një studio televizive. Ndërkohë, sipas KP, ai nuk ka pranuar të transportohet me veturë të EULEX-it, por vetëm të Policisë së Kosovës.
Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, më herët deklaori se veprimi i fundit i Speciales, pas arrestimit të kryetarit Hysni Gucatit, ngre pyetjen se a ka organe shtetërore ndërsa e ka quajtur të pakuptimtë futjen e EULEX-it brenda zyrave të tyre sot.
“Kjo na bën me mendu a kemi shtet, organe shtetërore dhe a kemi parlament. Na bën me mendu a kemi Kushtetutë. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokitë, të mos flasim për zyrat. EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk na konsideron njerëz, të respektojë dikë, të mos e respektosh dikë të llogaritë se nuk je i respektuar”, tha ai.
Ai shoti se se përfaqësuesit e kësaj gjykate e kanë pranuar se “nuk është e Kosovës”, duke shtuar se nuk kanë pasur paralajmërim për bastisje. “Nëse kjo Gjykatë nuk është e Kosovës atëherë ne nuk e dojmë”, ka thënë ai. Haradinaj thotë se nuk e di për çka është arrestuar Gucati dhe se “po pret avokatin të tregoj dhe të mos spekulohet”.
Ai ka mohuar të ketë qenë i ftuar nga Specialja dhe se nuk i përgjigjet asaj. “Ne jemi kundër kësaj gjykate, fund, dhe do punojmë kundër saj. Sot një botë ka me qeshë jo me këta që kanë hy, por me ata që thonë se kanë shtet dhe shihet shteti i tyre”, ka thënë ai para mediave./Koha.net