Prapaskenat e “vdekjes” misterioze së Kosta Trebickës pas dëshmisë për Shkëlzen Berishën dhe roli i Agron Kuliçajt

Hedhja në erë e 26 qytetarëve të pafajshëm, shumica gra dhe fëmijë, plagosja e 300 të vjetërve, shkatërrimi i qindra shtëpive dhe i 400 pronave, kërcënimi i gjeneralëve për të mbyllur gojën dhe përdorimi i ministrave për biznesin familjar të Sali Berishës, është vetëm njëra anë, gjysmë e ndriçuar, e krimit më të rëndë shtetëror në dekadat e fundit.

Zhdukja enigmatike e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç për Gërdecin, vijon edhe sot e kësaj dite të mjegullojë dhe errësojë me dyshime dhe pikëpyetje ngjarjen më të rëndë të pluralizmit shqiptar. Por, kush ishte i interesuar dhe çfarë interesash fshihen pas eleminimit të Kosta Trebickës?

Media ka sjellë detaje herë pas here rreth vdekjes së dyshimtë të Kosta Trebickës, njeriu që me dëshmitë e tij, mund të fundoste një zinxhir pushtetarësh dhe sekserësh, fillimi i të cilit zgjatej drejt familjes së Sali Berishës.

Kosta Trebickës ishte i pari që denoncoi Sali Berishën dhe familjarët e tij në gazetën Neë York Times, ndërsa soli edhe gazetarin e Neë York Times në Gërdec. Artikulli për trafikun e armëve drejt vendeve në konflikt dhe Afganistanit u botua dy ditë pas shpërthimit.

Ndërkaq, Kosta Trebicka ishte njeriu që denoncoi edhe të birin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, si njeriu që drejtonte në prapaskenë biznesin familjar në Gërdec.

Ministrat konsultonin me Shkëlzenin çdo urdhër, ndërsa baxhanaku i Berishës vepronte në punishte. Po ashtu, pasi u nxor nga loja për të mos mbajtur të fshehtë trafikun, Kosta Trebicka denoncoi trafikun e armëve me “lejen” e familjes.

Armët, në letra, konsideroheshin si të demontuara nga Ministria e Mbrojtjes, por që në të vërtetë trafikoheshin drejt vendeve të Lindjes, të cilat ishin përshirë në konflikte luftarake, ndërsa ishin nën embargon e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosta Trebicka ishte i besueshëm. Informacionet e tij ishin të sigurta dhe të detajuara, pasi kompania e tij bënte riambalazhimin e municioneve kineze, duke i paraqitur me etiketë tjetër. Por, Trebickës i hoq ky shërbim, nga mundësia e dekonspirimit të trafikut që orkestrohej nga familja Berisha.

Kosta Trebicka u zhduk në mënyrë misterioze, teksa kishte dalë për të gjuajtur shpendë. Edhe pse makina e tij po ecte me 10 km\h, Trebicka gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta dhe misterioze.

Në shtator 2008, Kosta Trebicka, pikërisht nën-kontraktues shqiptar i AYE, bëhet viktimë e një aksidenti misterioz me makinë. Ish-bodigardi i Sali Berishës, Agron Kuliçaj, është njeriu i parë që është gjendur në vendin ku humbi jetën Kosta Trebicka, nga organet ligjzbatuese të shtetit.

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj arriti në vendngjarje rreth orës 15:20. Ndërkaq, trupi i pajetë i Kosta Trebickës ishte i shtrirë në një rrugë, mes një fushe të madhe me bar të thatë.

Askush përveç këtij njeriu nuk e di të vërtetën e rrokullisjes së makinës së Kosta Trebickës në atë vend të sheshtë dhe me një shpejtësi minimale të makinës.

Roli i njeriut më të besuar të familjes Berisha, vijon të mbetet i dyshimtë sa i takon zhdukjes dhe manipulimit të pronave dhe në vendin e ngjarjes.

Më pas, për mungesë dëshmitarësh, gjykimi i trafikut të armëve për çështjen e Gërdecit është braktisur nga drejtësia shqiptare.

Pas Gërdecit Berisha deklaroi se fshihej një luftë e interesave të shumëfishta midis ushtrisë shqiptare, qarqeve të huaja dhe ushtrisë amerikane.

Qarqe të huaja ishin të interesuara për sabotimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO sipas tij, ndërsa Pentagoni u hakmor ndaj qeverisë shqiptare.

Kjo e fundit kishte nënshkruar nje kontratë me një firmë të kontraktuar nga Pentagoni, e cila parashikonte që një arkë me 1 mijë fishekë të shitej me 25.5 USD.

Por familja Berisha që zotëronte biznesin e demonstimit dhe tregtimit të municioneve e rriti çmimin e arkës në 42 USD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT