Presidenti Trump ‘flamurtari’ i marrëveshjes Kosovë – Serbi, revoltohet Grenell: CNN nuk ka publikuar asnjë lajm për çmimin Nobel

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është emëruar nga presidenti i SHBA, Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, me anë të një shkrimi ka kritikuar rrjetin gjigant amerikan CNN.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në Tëitter, Grenell thotë se kjo media prestigjoze nuk ka raportuar asnjë lajm mbi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u nominua për çmimin prestigjoz “Nobel” për paqe.
“Nominimi i Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes, shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk është në faqen e parë të CNN-it por ata kanë “kokat më të mira të dushit për vitin 2020”.
Gjithashtu ai krah postimit ka publikuar edhe një “Screenshot” të faqes të CNN, ku nuk shihet asnjë lajm rreth nominimit por mund të lexosh rreth “kokave më të mira të dushit për vitin 2020”.
Ju kujtojmë se ditën e sotme presidenti i SHBA, Donald Trump ka arritur marrveshjen e paqes midis Bahrain dhe Izraelit.