Prishtina: Serbia shkeli sërish marrëveshjen e Uashingtonit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç për falënderimin që ky i fundit i bëri ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj Stublla akuzoi se me këtë veprim Serbia ka shkelur marrëveshjen e arritur në Washington më 4 shtator.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiç nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresioni diplomatik. Sot ai e falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd që nuk e ka njohur Kosovën dhe për respektim të të ashtuquajturit “integritet territorial i Serbisë”. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT