Pse u eleminuan 4 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike: Selami, Hajdari, Pashko, Olldashi?
Nga Kreshnik Spahiu

Sot është 12 shtator, përvjetori i vrasjes Azem Hajdarit (kryetarit të parë të Partisë Demokratike). Shoku, vëllai dhe miku im pati të njëjtin fat që kishin 4 kandidatë për kryetar të asaj partie.
1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.
1998– Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandate i deputetit nga partia e tij.
2006– Zv.kryeministri Gramoz Pashko, disa herë kandidat për kryetar PD, vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20- vjeçar.
2013– Sokol Olldashi ndërron jetë në një aksident rrugor, pik?risht dy muaj pas kandidimit p?r kryetar të Partisë Demokratike.
Azem, Azem nuk je vetëm. Radha është e gjatë! Tokë e Xanun.
E ka xan Lulzmi, por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Holandë. Ai funksionon veç me para, madje edhe vajzën tënde ta ka nxjerrë tradhtare.
Gjithsesi vajzën s’ta kanë vra. E kan lën edhe ca kohë me jetu, sepse u duhet me e poshtëru. Jam me fat që kurrë në jetë nuk u bëra anëtar dhe nuk mora teseren e asaj partie.
Veç tek ajo parti vriten, aksidentohen, asgjesohen, emigrojnë, ose i poshtrojnë si në asnjë parti tjetër. Ende komandon njeriu më besë-prerë i kombit shqiptar. Jam me fat që kurrë su bëra pjesë e tyre!
U linda dhe do vdes KuqeZi, jo bardheblu… (Fotoja kryesorje: Kreshnik Spahiu dhe Azem Hajdari duke drekuar, një dit? para vrasjes)