Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65 mijë banorë dhe ai vetëm me një turn

Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendër Shëndetësore, ku për më shumë se dhjetë vjet shërben vetëm një mjek i përgjithshëm.

Të vetmin mjek që ka kjo qendër shëndetësore punon vetëm më një turn, paradite. Pas orës  15:00 në Maliq nuk ka mjek që t’i shërbej popullatës.

Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65

Prej më shumë se 10 vitesh në këtë qendër nuk mbulohet nga mjekë për 24 orë shërbimi shëndetësor. Mungesën në vite të mjekëve e konfirmon edhe  Kryetari Bashkisë së Maliqit z. Gëzim Topçiu, i cili shpjegon për gazetarët e Fiksit se nga ana e Bashkisë Maliq janë dërguar me dhjetëra shkresave në Ministrinë e Shëndetësisë , të cilat kanë mbetur pa përgjigje.

Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65

“Nuk ka asnjë reagim. Në këtë qendër vijnë jo vetëm qytetarët e Maliqit, por të gjithë fshatrave përreth. si rezultat i mungesës së mjekut ata nuk marrin shërbimin dhe janë të detyruar të nisen drejt Korçës” shprehet kryetari Topçiu.

Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65

Ngarkesën e vetme në këtë qendër e mban mjekja  Ina Malësori, e cila thotë se vetëm qyteti i Maliqit ka 8000 banorë ” jam e vetmja  mjeke që kryej këtë shërbim të paktën këto tri vitet e fundit” shprehet ajo.

Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65

Në këtë qendër shëndetësore ka edhe një laborator ku mund të kryhen analizat bazë për pacientët, por aktualisht bëhet vetëm analizat e urinës pasi nuk kanë blerë kite për kryerjen e këtyre analizave.

Qendra Shëndetësore Maliq vetëm me një mjek për 65

Kjo si rrjedhojë e mungesës së një drejtuesi tek  kjo qendër i cili duhet të firmos për këto blerje. Në këto kushte njerëzit drejtohen te laboratorët privat në Korçë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT