Qeveria premtoi libra falas, qytetari: I mora, por ishin të përdorur dhe të grisur

Viti i ri shkollor, ashtu si çdo aktivitet tjetër do të nisë ndryshe këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19. Data 14 shtator është caktuar si data e fillimit dhe rihapjes së shkollave dhe për këtë gjë janë marrë dhe masat paraprake.

Gjithashtu në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit, u tha se librat do të jepen falas për nxënësit deri në klasën e 12, me qëllim uljen e kostove dhe shpenzimeve për shumë familje shqiptare, situata ekonomike e të cilave është rënduar edhe më tepër për shkak të pandemisë.

Por një problematikë që është hasur gjerësisht, ka qenë fakti se librat e shpërndarë falas në shumicën e rasteve janë të përdorur, të shkarravitur dhe të grisur. Kjo gjë i lodh dhe e vështirëson procesin e të mësuarit tek nxënësit. Së fundmi një shqetësim i tillë ka ardhur në redaksinë tonë, ku një qytetar shprehet se ka marrë librat në shkollën “Isa Boletini” për fëmijën në klasën e tretë, por ata ishin të përdorur dhe të shkarravitur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT