Raketa e kallashnikovë/ Arsenali i armëve në kufirin greko-shqiptar trondit policinë fqinje (VIDEO)

Ushtria e policia greke kanë zhvilluar një operacion në Kostur ku kanë zbuluar një arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar.
Mediat helehene, të cilat publikojnë dhe pamjet e aksionit, tregojnë se armët janë gjetur të groposura.
Janë zbuluar kundërajër RPG, 16 raketa RPG, 80 granata, 3 kallashnikovë, 2 automatikë model 50, 4 krëhëra automatku model 50, 25 920 fishekë, 80 mekanizma granate, etj.
Autoritetet greke po hetojnë një shtetas grek, i cili është i burgosur për trafik armësh dhe veprash arkeologjike.