Rama në kantierin e ndërtimit në Laç: Erdogan është i interesuar se si po shkojnë punimet

Kryeministrit Edi Rama ishte i pranishëm sot në Laç, për një vizitë në kantierin e ndërtimit të zonës së re.

Sipas Ramës ajo do të jetë një zonë me kompleks modern banimi me 524 aprtamente, qendër tregtare e njësi shërbimi.

“Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2,” shkruan Rama.

Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me inxhinierin turk të ndërtimit Rama tha: “Shpresoj që nuk do ketë vonesa. Se isha me Presidentin (Rexhep Tajip Erdogan) para pak ditësh në rezidencën e tij dhe folëm dhe për këtë se ai interesohet herë pas here se si po ecën puna këtu dhe është shumë i kënaqur që puna ka nisur intensivisht. Dhe prandaj është shumë e rëndësishme që ta bëjmë shpejt dhe mirë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT