Rama: Nuk ka marrëveshje për ‘Detin’ pa miratimin e presidentit, ja pse nuk ia dhashë dorën Metës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Vlora se nuk do të ketë marrëveshje për Detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Ilir Meta.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, tha Rama.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në qafën e Koçiut në Vlorë, u mbajt ceremonia e nderimit dhe vendosjes së kurorave me lule në memorialin e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920.

Të pranishëm ishin kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilët bënë homazhe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT