Rama për ministren e re të Arsimit: Kemi garancinë që nuk është subjekt plagjiature

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar sot largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, dhe ka bërë të ditur nga zyra e tij se kush do ta zëvendësojë.

Ajo është Evis Kushi, që nga dekane e Fakultetit ekonomik, kaloi në Universitetin e Elbasanit.

“Kemi garancinë që Evis Kushi që do të marrë stafetën nuk është subjekt i plagjaturës se doktoraturën e ka bërë në Angli, është si me provë si të thuash,” tha Rama duke qeshur.

“Ky është privilegj i lartë për mua se jam te Elbasani, dhe Elbasani është djepi i arsimit. Njihet për Kostandin Kristoforidhin etj, që kanë vendosur themelet e arsimit në Shqipëri,” ishin fjalët e para të Kushit si ministre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT