“Rama po kopjon Bashën”, PD publikon videon

Partia Demokratike pretendon se është kryeministri Rama po kopjon Bashën, lidhur në premtimet që ka bërë lidhur me pagat.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka publikuar një video ku Basha e Rama shihen duke bërë të njëjtin premtim, rritjen e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra

“Lulzim Basha ka prezantuar disa nga pikat e planit tonë për ringritjen e ekonomisë, me parimin bazë: paratë duhet të jenë në xhepat e qytetarëve dhe jo të pushtetarëve dhe oligarkëve. Ndërsa Rama që dështoi 8 vjet në pushtet pa bërë asgjë në shërbim të qytetarëve, di vetëm të kopjoj angazhimin publik të Bashës.

Game Over  në 25 prill, për propagandën e Ramës !”, shkruan Zhupa krahas videos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT