Rama prezantoi skemën e re sociale, Basha: 7 vite premtime të pambajtura

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot skemën e re sociale të qeverisë.
Me një shënim në Twitter, Basha thotë se Rama ka shtatë vite me premtime të pambajtura.
Sipas kryeopozitarit Basha, nëse do të ishin bërë realitet premtimet e Ramës, Shqipëria nuk do të ishte në gjendjen që është sot.
“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”, shkruan Basha.