Rama: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se unë dhe PS. Edhe të dielën po të bëheshin zgjedhjet do fitonim. Caktohen drejtuesit për çdo qark, Rama merr Durrësin (emrat)

Grupi parlamentar i PS u mblodh sot për rreth 90 minuta në Elbasan ku kreu i kësaj partie, Edi Rama u ka përcaktuar detyrat deputetëve të tij në prag të zgjedhjeve të 2021.

Fill pas mbledhjes, në një fjalë para deputetëve, Rama tha se PS dhe ai është sot alternativa më mirë që kanë shqiptarët.

Teksa ka bërë krahasimin me opozitën tha se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk kanë asnjë alternativë më të mirë se ai.

Ai ndër të tjera tha se  nëse do të votohej këtë të dielë PS do t’i fitonte  zgjedhjet, por kjo sipas tij nuk mjafton:

‘’Nuk dyshoj se nëse do të votohej këtë të dielë do të fitonim zgjedhjet. Por s’besoj se do fitonim të gjitha zemrat e atyre që na kanë votuar, apo s’na kanë votuar dhe as do e votojnë atë forcë apo grup forcash që na kanë përballë.

Këtë të dielë do merrnim më pak vota se sa meritojmë. Kurse ata do merrnin më pak se 3 vite më parë. Populli pret shumë më shumë nga ne, dhe asgjë nga ata. Dhe kanë të drejtë‘’- shtoi Rama.

Pamje nga takimi

Ndërkohë në mbledhje janë caktuar edhe drejtuesit politikë të kësaj partie për çdo qark.

Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Vangjush Dako, është larguar nga ky post dhe qarku në fjalë do të drejtohet nga vetë Rama.

Safet Gjici do të drejtojë qarkun Kukës, ndërsa Ilir Beqaj atë të Shkodrës.

Tirana do të ndahet mes Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit.

Në Lezhë PS do të drejtohet nga Lindita Nikolla.

Emrat si më poshtë:

Kukës – Safet Gjici

Shkodër – Ilir Beqaj

Lezhë – Lindita Nikolla

Tiranë, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali / Ervin Bushati

Durrës – Përkohësisht Edi Rama.

Dibër – Olta Xhaçka

Elbasan- Taulant Balla

Korçë – Niko Peleshi

Fier – Gramoz Ruçi

Vlorë – Damian Gjiknuri

Gjirokastër – Bledi Çuçi

Sa i përket Asamblesë, PS ka vendosur që ajo të mblidhet në 4 shtator.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT