Rama vizitë surprizë në TUZ, takohet në restorant me politikanin e njohur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Malin e Zi.

Sipas asaj që raporton media e këtij vendi “Vijesti”, Rama ka zgjedhur një restorant të Tuzit për të takuar Niko Djelosaj (Nikë Gjeloshaj), mbajtësin e listës elektorale të Listës Shqiptare. Prezent në takim që ka zgjatur më shumë se një orë kanë qënë edhe shumë persona të tjerë. Diçka e tillë u konfirmua nga Djelosaj (Gjeloshaj) për mediat lokale, por nuk zbuloi detaje nga takimi surprizë.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha shkurtimisht Djelosaj (Gjeloshaj).

Besohet se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi.

Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën zgjedhore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT