Rama zyrtarizon largimin e ministres Shahini: Nuk mund të vazhdojë për shkak se …

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini ditën e sotme nga zyra e tij.

Në një video live, Rama në një takim me Shahinin i thotë se është shumë krenar që ka qenë bashkëpunëtorja e tij, por për shkak të pamundësisë nuk mund të qëndrojë e angazhuar në këtë post.

“Kjo ministri është përgjegjësi e madhe politike, dhe për shkak të pamundësisë që mund të qëndrojë e angazhuar

Kemi garancinë që Evis Kushi që do të marrë stafetën nuk është subjekt i plagjaturës se doktoraturën e ka bërë në Angli, është si me provë si të thuash.

Por Besa do të ndihmojë, dhe jam krenar që ti ke qenë bashkëpunëtore e imja. Të vlerësoj për inteligjencën. Të vlerësoj për kokëfortësinë prej burrneshe kosovar,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT