Raporti tragjik i BE: Shqipëria, vendi më i ndotur i kontinentit

Një raport shumë dramatik është publikuar dje nga Agjencia Europiane e Mjedisit, që është një institucion ekstremisht shkencor dhe që bën vëzhgime të hollësishme për çdo shtet dhe me detaje.

Shqipëria në këtë raport është vendi më i ndotur i kontinentit.

Në këtë raport theksohet se Shqipëria ka më shumë vdekje në rang kontinenti shkaktuar nga ndotja ambjentale. Duhet thënë se edhe pse raporti është i ditës së djeshme, të dhënat janë që nga viti 2012.

E pikërisht duke ju referuar të dhënave të vitit 2012 theksohet se Shqipëria renditet në vendet e fundit në disa argumente që raporti vlerëson.

“Në gjashtë vende evropiane, 3% ose më shumë e ujërave të larjes në dete, ligjene apo pisina(të dhënat e vitit 2012)ishin me cilësi të dobët: Shqipëria (shtatë ujëra banje ose 5.9%), Estonia (tre ujëra banje ose 5.6%), Hungaria (10 ujëra banje ose 3.9%), Irlanda (pesë ujëra banje ose 3.4%), Hollanda (24 ujëra banje ose 3.3%) dhe Sllovakia (një ujë banje ose 3.1%) (EEA, 2020

Vlerësimet e vdekjeve që i atribuohen ndotjes së ajrit në familje kanë këtë renditje Shqipërinë në vend të parë, pastaj renditet Bosnja dhe Hercegovinën, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia (EEA-39).

Sëmundjet kryesore që rezultojnë në vdekje që i atribuohen ndotjes së ajrit në familje janë sëmundja ishemike e zemrës, kanceret dhe goditjet në tru, të ngjashme me sëmundjet që çojnë në vdekshmërinë nga ndotja e ajrit të ambientit. Këto të dhëna nga Observatori Global i Shëndetit i OBSH-së përqendrohen në ekspozimin ndaj tymit të brendshëm nga përdorimi i gazitkarburantit të ngurtë për gatim, i cili nuk është shumë i zakonshëm në shumicën e vendeve të BE-së. Përdorimi i karburantit të ngurtë për gatim mund të shpjegojë rritjen e konsiderueshme të vdekjeve të atribuueshme kur ishin përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor nën EEA-39.

Raporti thekson se gjendja e mjedisit në Evropë po ndikon negativisht në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve evropianë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) prodhon të dhëna periodikisht mbi barrën globale të sëmundjes që i atribuohet mjedisit, me të dhënat më të fundit të disponueshme – të botuara në 2016 – duke treguar se kishte 630 000 vdekje që i atribuohen mjedisit në BE në 2012.

Pra jemi 8 vjet më pas, ku situata edhe mund të ketë ndryshuar në përgjithësi e në veçanti, në makro e mikro, por këto nuk se përfshihen në raport.

Logjikisht numri i sëmundjeve nuk del përnjëherë pasi duhen vite e vite që kanceri, apo sëmundjet e zemrës të ndikohen nga ambjenti.

Këto janë faktet e njohura dhe të thëna disa herë, por çështja është në raportet e Bashkimit Europian që marrin një sasi të madhe fondesh për projekte të tilla dhe qarkullojnë me të dhëna të ricikluara, por që në fakt ndikojnë, e sidomos kur ato përdoren nga politika.

Ja të marrim raportin që ne po e pasqyrojmë. Opozita sot mund ta konsiderojë si skandal të qeverisë që e ka renditur Shqipërinë të fundit në Europë.

Por mazhoranca mund të thotë që të dhënat e këtij raporti janë nga viti 2012 kur PD dhe LSI ishin në qeveri. Si është ë vërteta?

E vërteta është që këto të dhëna janë aty e duheshin parë me vëmendje, qoftë në trajtimin e këtyre sëmundjeve qoftë edhe me uljen e ndotjeve nëpërmjet rritjes së sipërfaqes së gjelbër e që Erion Veliaj e ka kryer në një farë mase.

Por puna është pse organizatat europiane qarkullojnë raporte të vjetra, ndërkohë që duhen edhe logjikuar dhe analizuar në ndryshimet që ka ndodhur në vite. Sa nga këto vdekje kanë vazhduar pas 2012? Janë rritur apo ulur dhe cilat kanë pasur një kurbë të rritur? Ja këto duhej të analizoheshin ne detaje, me përgjegjësi e në bashkëpunim me institucionet vendore.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT