Reagim i dyshimtë te një person, ndërpritet eksperimentimi i vaksinës së Covid-19

Pezullohet testimi i vaksinës anti-Covid nga kompania AstraZeneca, e cila ishte duke kryer një bashkëpunim më Universitetin e Oksfordit. Ky vendim u mor pas një reagimi të dyshimtë që ajo bëri tek një vullnetar në Britani.

Kompania nënvizon se pezullimi është një veprim rutinë që ndërmerret gjatë testeve në rast të një reagimi të pashpjegueshëm. Dhe sipas AstraZeneca, kjo bëhet për të siguruar integritetin e procesit të testimit.

Por ekspertët shpjegojnë se edhe pse pezullimet e testimeve janë të zakonshme, kjo situatë e krijuar me vaksinën e AstraZeneca mund të sjellë frikë dhe hezitim te njerëzit për ta përdorur atë.

Të dhënat paraprake janë shumë premtuese me vaksinën që ishte në gjendje të prodhonte një sasi të konsiderueshme antitrupash dhe vetëm dëme të vogla anësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT