“Reforma në drejtësi, nuk ka trembur vetëm politikanët, por edhe gazetarët e shitur te korrupsioni i lartë shtetëror”

Reforma në Drejtësi është në fokusin kryesor të ambasadores amerikane Yuri Kim. Ajo edhe ditën e sotme bëri një tjetër thirrje se Reforma duhet të implementohet pa humbur kohë dhe askush nuk duhet të dorëzohet përpara atyre që nuk e duan.
Për anagazhimin e saj ka folur edhe avokati Spartak Ngjela, i cili paralajmëron zhvillime të rëndësishme gjatë muajit tetor, kur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë funksionale.
Sipas Ngjelës, të trembur nga Reforma nuk janë vetëm politikanët e korruptuar, por edhe gazetarët e moderatorët që i shërbejnë korrupsionit të lartë shtetëror.
“Reforma në drejtësi dhe antikorrupsin, nuk ka trembur vetëm politikanët e lartë dhe gjyqtarët e korruptuar: ajo ka trembur edhe gazetarët e moderatorët e shitur te korrupsioni i lartë shtetërorë. A e di këtë ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja e nderuar për shqiptarët, Yuri Kim? Sigurisht që e di. Madje këtë ajo e provoi dhe sot.
Një gjë është e sigurt: të temburit nga ligji dhe drejtësia, kur bashkohen bëhen qesharakë. Do të krijohen shumë situata të tilla qesharake nga bashkimet e të korruptuarve, gjatë muajit tetor të këtij viti. Keni për t’i parë…”, shkruan Ngjela në Facebook.