Rritje pagash e kushte të mira/ Kryeministri Rama reagon pas paralajmërimit të mjekëve për protestë

Pas paralajmërimit të mjekëve për protestë ditën e nesërme, në orën 10:00, para QSUT, ka reaguar Edi Rama.

Kryeministri i ka thirrur mjekët në një takim ditën e nesërme në orën 9:30.

Ndërsa ndodhen në vijën e parë të luftës me koronavirusin, ata kanë hartuar një listë me katër kërkesa.

Bluzat e bardha kërkojnë të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata mjekë që kanë humbur jetën si pasojë e COVID, të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, rritje të pagave si dhe kushte optimale pune për parandalimin e infeksioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT