“Rritje pagash”/ Përparim Kabo shpërthen ndaj qeverisë: Boll mashtruat, e keni bërë fatin e njerëzve si pazar

Profesor Përparim Kabo përmes një statusi në Facebook ka akuzuar qeverinë se po premton rritje pagash ndërkohë që arka e shtetit është bosh.
Ai shkruan se qeveria e ka bërë fatin e njerëzve si Pazar ku ngrihen dhe ulen çmimet.
“Me vila milionëshe gjoja na qani hallin ne që kemi jetuar vetëm me pagën,” shkruan Kabo.
Ai ka marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit së fundmi se do të bëjë një rritje të konsiderueshme rroge për mjekët e mësuesit.
Statusi i plotë
Mjaft premtuat rritje pagash me arkën bosh të shtetit, shprehuni do i dorëzoni pasuritë e paligjshme vet apo me rrugë ligjore penale.
E keni bërë fatin e njerëzve si Pazar ku ngrihen dhe ulen çmimet, sa mjeranë që tingëlloni. Me vila milionëshe gjoja na qani hallin ne që kemi jetuar vetëm me pagën…mos se krijoni neveri.